OMNIX Coaching / Pse nuk humbas peshë
Pse Nuk Humbas Peshë? Zbulo Çfarë të Pengon
Një test falas me 7 pyetje të shkurtra. Zbulo nëse të pengon motivimi, koha apo rezultatet e ndalura dhe merr një raport me atë që të duhet.
Bëj testinTri pengesat më të zakonshme
Motivimi dhe konsistenca
Fillon fort, pastaj ndalon pas pak ditësh. Zgjidhja nuk është më shumë motivim, por një rutinë me hapa të vegjël që mund t'i mbash edhe në ditë të vështira.
Koha dhe organizimi
Puna dhe jeta të marrin kohën dhe stërvitja mbetet pas. Seanca të shkurtra, orare të caktuara dhe vakte të planifikuara përpara e zgjidhin pjesën më të madhe.
Rezultatet e ndalura
Po stërvitesh, por peshorja dhe pamja nuk ndryshojnë. Shpesh kalorit nuk janë llogaritur saktë ose programi nuk rritet me kohën. Një ripërllogaritje dhe një plan me progres e rinis ndryshimin.
Si funksionon testi
- Përgjigju 7 pyetjeve të shkurtra me ndershmëri.
- Shiko cila pengesë del në krye dhe sa për qind ndikon secila.
- Merr një raport me hapat konkretë që të duhen tani.
Pyetje të shpeshta
Pse nuk po humbas peshë edhe pse po stërvitem?
Shkaqet më të shpeshta janë konsistenca e ulët, kalorit e panjohura dhe mungesa e organizimit. Testi "Vështirësitë e tua" ka 7 pyetje dhe tregon nëse të pengon motivimi, koha apo rezultatet e ndalura.
Si llogaritet sa kalori duhet të ha në ditë?
Kalorit e tua ditore varen nga mosha, gjatësia, pesha, gjinia dhe aktiviteti. Kalkulatori falas i OMNIX përdor formulën shkencore Mifflin St Jeor dhe të jep kalorit, proteinën, yndyrat dhe karbohidratet e synuara në pak sekonda.
Çfarë është sfida 7 ditore dhe si funksionon?
Është një sfidë falas me një detyrë në ditë: pi 2.5 litra ujë, ec 8 000 hapa, fli të paktën 7 orë, ha proteinë në çdo vakt, stërvitu 20 minuta, zëvendëso një snack me fruta, dhe në fund mat peshën dhe bëj një foto progresi. Në 7 ditë ndërton zakonet që sjellin rezultate.
Gati të heqësh pengesën?
Nëse dëshiron dikë që të udhëheq hap pas hapi, Tomas ndërton me ty një plan të personalizuar trajnimi dhe ushqimi.
Apliko për trajnim